19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre viktima dhe 127 raste të reja me Covid-19, Tetova me 10 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 702 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 127 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë me koronavirus. Një pacientë në moshën 80 vjeçare nga Kumanova që ishte shtrirë në spital me 4 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri i moshës 62 vjeçe që ishte pranuar në spital me 5 qershor dhe tjetri i moshës 78 vjeçar që ishte shtrirë në spital me 2 qershor.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 7 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar kurse 156 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 1343 raste aktive me koronavirus.

Të fundit