29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tregu i punës ka mungesë të mjeshtërve, nga ana tjetër shumë pedagogë janë të papunë

Nuk ka mjeshtër “as për ilaç”, ndërsa punonjës zyrash të papunë ka me bollëk. Ndërsa tregu i punës ka mungesë punonjësish në profesione të ndryshme, punëdhënësit nuk kursejnë para për paga të larta vetëm për t’i punësuar.
Prapëseprapë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i gjetur ato. Në një konkurs, për një vend pune me Fakultet pedagogjik konkurrojnë më shumë se 70 persona. Instituti për Kërkime Ekonomike Finance Think ka publikuar një studim në të cilin thuhet se nuk duhet të shqetësohemi për personat me kualifikime të ulëta se do të largohen nga Maqedonia. Mungesë punëtorësh sezonalë ka kudo.

“Nga aspekti i nismës “Ballkani i Hapur”, përparësitë kryesore ku mund të përfitojmë janë në rajonet kufitare, për t’i plotësuar vendet ku ka papunësi dhe mungesë të punëtorëve, ku ka mungesë punëtorësh nga vendet fqinje apo nga rajoni”, deklaroi Bllagica Petreski-Finance Think.

Situata është e ngjashme në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është gjithnjë e më e vështirë për të bindur një të ri që ka zanat të qëndrojë dhe të vazhdojë jetën e tij profesionale në vendin e tij. Edhe ata si Qeveria në Maqedoni, janë të detyruar të mendojnë për importimin e fuqisë punëtore nga jashtë.

“Ka import të punëtorëve nga vende si Kuba, Taxhikistani, Bangladeshi dhe India. Më së shpeshti janë në sektorët e turizmit dhe ndërtimit, por ka edhe në teknologjinë IT”, u shpreh Millosh Nikoliq- ekspert i burimeve njerëzore nga Serbia.

“Punëtorët tanë më të talentuar dhe produktivë po shkojnë në Evropën Perëndimore për shkak të standardit më të lartë që ofrohet në ato vende. Ne besojmë se kjo mund të zgjidhet duke rritur produktivitetin dhe duke ndryshuar llojin e bizneseve”, tha Endrit Uzeiraj, zëvendës- ministër i financave dhe ekonomisë i Shqipërisë.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vetëm një nga projektet rajonale ndërmjet shteteve që mundëson qarkullimin e papenguar të fuqisë punëtore dhe mallrave. Megjithatë, qytetarët që vendosin të largohen nga Maqedonia zakonisht e bëjnë këtë në vendet e Evropës Perëndimore apo skandinave, ku përveç pagave më të larta, në nivel shumë më të mirë është edhe jeta e përgjithshme, arsimi, shëndetësia, gjyqësori dhe mbrojtja sociale. /Alsat.mk

Të fundit