Deri në fund të muajit do të kemi marr masat e duhura me të cilat do të mbështesim standardin e jetesës të pensionistëve , veçanërisht pensionistëve që kanë rrogë minimale, theksoi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Nuk mund të jetë 200-300 sepse përqindja e 5,3 sipas të dhënave të Enti Shtetëror i Statistikave” tha Trençevska. Nëse dikush ka marr 200-300, i sugjeroj të deklarojnë në Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Republikës së Maqedonisë për shkak se ai sistem është për llogaritje.
“Nuk besoj se dikush ka marrë rritje prej 200 apo 300 denarë, përkatësisht korrigjim, sepse nëse pensioni më i ulët ka qenë 12500, kur llogaritet 5,3 është rreth 800 denarë”, tha Trençevska.