28/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trenqevska: Synojmë rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, deri në fund të mandatit planifikojmë të bëhet 20 mijë denarë

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trenqevska në konferencën e sotme për shtyp tha se qëllimi i Qeverisë është të rris pagën minimale në 18 mijë denarë, përcjell TV21. Trenqevska tha se deri në fund të mandatit, ekzekutivi aktual ka për qëllim të rris pagën minimale në 20 mijë denarë.

“Premtimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është që paga minimale të rritet në afat sa më të shkurtër në 18 mijë denarë, ndërsa deri në fund të mandatit të rrisim pagën minimale deri në 20 mijë denarë. Do të hapim dialog në suaza të Këshillit Socio-Ekonomik, që me partnerët socialë, sindikatat dhe punëdhënësit, si qëllim përmes dialogut të arrijmë në zgjidhjen më të volitshme edhe për punëtorët edhe për punëdhënësit”, tha mes tjerash Trenqevska.

Të fundit