30/11/2023
9.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tri infermieret që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë dalin sot para gjykatës

Sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë tri infermieret që dyshohen se kanë keqtrajtuar të moshuarën në strehimoren “Orenda” në Pejë.

Këtë për Insajderin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Seanca fillestare është para pa me nis nga ora 10:00, ende ska filluar po pas pak do të nis”, ka thënë zyrtari i kësaj gjykate.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Pejë në muajin maj bënte me dije se ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave, A.P., A.R., dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje, ndaj të moshuarës në qendrën strehimore “Orenda” kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

“Sipas aktakuzë, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat.”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

Me veprimet e cekura më lartë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

E moshuara që ishte sulmuar vitin e kaluar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë./Insajderi

Të fundit