Kronika e Zeze Maqedoni Shendetësi

Tri raste të përdhunimit ndaj të miturave në Kosovë, Ushtari dhe Polici në burg

Pesë arrestime për kryerje të veprës penale “keqpërdorim me persona të mitur nën moshën 16-vjeçare”, në tri qytete të Kosovës kanë ndodhur brenda një jave në Kosovë. E gjithë opinioni publik ishte tronditur nga një mësimdhënës, policë hetues pasi kishin dhunuar seksualisht një të nxënëse 16-vjeçare nga Drenasi .

Një nxënëse nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Hetuesi policor Vesel Veseli, nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Prokuroria është informuar për rastin nga Insajderi.

Po ashtu edhe në Pejë i është caktuar masa e paraburgimit një 27 vjeçari. Ai po dyshohet që synojë që me dhunë ta detyronte për seks një vajzë të mitur. I gjithë rasti mbeti vetëm tentim, pasi ndërhyri një patrullë e policisë.

Vajza 15-vjeçare, F.Sh., Doli të blej bukë për motrat dhe vëllezërit më të vegjël, por u përball me një situatë të padëshiruar. Ajo u ngacmua seksualisht nga një mashkull 12 vjet më i vjetër i cili po kalonte rrugës me veturën e tij pasditen e së mërkurës.

Vajza thotë se tentoi disa herë të dalë nga vetura por ai i kishte mbyllur të gjitha daljet.

Në rrugë e sipër vetura e F.B. nga një fshat i Istogut u ndal në periferi të qytetit në një zonë ku nuk ka shtëpi banimi përreth.

E mitura e cila i përket komunitetit ashkali thotë se shqiptari 27 vjeçar kishte filluar ta prekë në këmbë.

Por sipas saj, kjo nismë seksuale u ndërpre falë një patrulle të policisë e cila po kalonte andejpari dhe që e prangosi të dyshuarin.

Nëna e të miturës thotë se këtë situatë po e përjeton shumë rëndë e gjithë familja. Nëna tregon se i dyshuari i ka ofruar edhe para.

Ajo thotë se nuk i beson shumë deklaratës së të bijës dhe se do të vazhdojë kontrollat mjekësore me vetëiniciativë.

Me urdhër të prokurorit rasti po hetohet si ‘keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare’. Të pandehurit F.B. i është caktuar masa e arrestit për një muaj.

Ndërsa sot u raportuar se Ushtari i Kosovës, Milos Stosiç, i komunitetit serb, ka tentuar gjatë mbrëmjes së të enjtes që të përdhunojë një 15-vjeçare po ashtu të komunitetit serb.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në fshatin, Mogillë të Komunës së Vitisë, por në gjithë këtë ngjarje shpëtimtar i të miturës po rezulton të jetë xhaxhai i saj, mëson Insajderi.

Pjesëtari i Ushtrisë së Kosovës, kishte shkuar për ta takuar të miturën e komunitet serb, tek shtëpia e saj. Aty dyshohet se kishte futur me dhunë në veturën e tij, 15-vjeçaren.

Ai kishte vendosur që ta përcillte me veturë Stosiçin dhe mbesën e tij.

Pjesëtari i FSK-së, së bashku me 15-vjeçaren ishin larguar për një vend tjetër. Aty ishin ndalur për disa kohë. Stosiç e kishte puthur me dhunë 15-vjeçaren dhe kishte tentuar që ta zhvesh.

Në atë moment është shfaqur xhaxhai i të miturës. Aty ai ka sulmuar veturën e pjesëtarit të FSK-së, ku më pas edhe janë përleshur fizikisht.

Pjesëtari i FSK-së ishte rrahur nga xhaxhai, duke arritur kështu që mbesën e vet ta merr dhe ta dërgojë në shtëpi.

Por, Stosiç nuk ishte ndalur.

Ai kishte shkuar në stacionin Policor në Kllokot për të hapur rastin si sulm fizik ndaj tij dhe dëmtim të pronës.  Në Polici ishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Policia e Kosovës kishte hapur rast edhe ndaj xhaxhait të 15-vjeçares, për sulm fizik dhe dëmtim të pronës.

Por, pas hetimit të Policisë së Kosovës, ishte kuptuar se motivi i sulmit nga xhaxhai kishte qenë për ta mbrojtur mbesën e tij, pasi Stosiç kishte tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të miturën.

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë gjatë ditës së sotme, pjesëtarin e FSK-së.

Related posts

Rasti Arjeta, drejtoresha dënohet dy vjet burg me kusht

Televizioni Koha

Padi penale për kumanovarin që shpërndau materiale raciste lidhur me aksidentin në Llaskarcë

Televizioni Koha

“Inovacionet”, nis kthimi i parave nga investimet

Televizioni Koha

Leave a Comment