16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trupi i një gruaje është gjetur në një gropë septike në një fshat afër Zrenjaninit

Policia ka gjetur trupin e një gruaje në një gropë septike në fshatin afër Zrenjaninit.

Trupi i një gruaje është gjetur dje në një gropë septike në një fshat të komunës së Nova Cërnjës. Trupi i gruas është vënë re nga fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të njësisë policore në Zrenjanin të cilët kanë kryer kontroll.

Sipas informacioneve jozyrtare, në trup nuk ka lëndime që do të tregonin rrethana të dyshimta dhe dyshohet se gruaja ishte e sëmurë rëndë.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Të fundit