29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trupi profesional i MASIT-it do të punojë në gjetjen e zgjidhjes për realizim të mësimit

Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikuese MASIT vendosi urgjentisht të formojë trup profesional për gjetjen e zgjidhjes për administrim të arsimit në vitin e ardhshëm mësimor. Vendimi është sjellë dje në mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit drejtues.

“Duke i pasur parasysh kompleksitetin e gjendjes, kursin e paparashikueshëm të ndryshimeve në vend, rajon dhe botë, të krijuara si pasojë e pandemisë së KOVID-29, si dhe faktin se akoma nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete për mësimin, Këshilli drejtues dhe anëtaret e MASIT-it unanimisht e shprehën gatishmërinë e tyre që në mënyrë prioritare të fokusohen në gjetjen e një zgjidhjeje të unifikuar, të qëndrueshme dhe të zbatueshme për realizimin e mësimit dhe proceseve arsimore në semestrin e ardhshëm, por edhe më tej”, kumtoi MASIT.

TIK-Oda thekson se edhe pse asnjë institucion deri më tani nuk iu është drejtuar për bashkëpunim dhe këshillë, shkas për këtë vendim të MASIT-it është rrjedha e ngjarjeve me pandeminë, si dhe nevoja urgjente për zgjidhje.

Oda do ta formojë trupin si konsorcium dedikues nga kompani anëtare të cilat tashmë punojnë në zgjidhje të ngjashme për jashtë dhe kanë ekspertizë të dëshmuar në sferën dhe do të ofrojnë zgjidhje të unifikuar e cila është më se adekuate për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi i vendit për momentin.

“Nevojitet një zgjidhje e unifikuar, stabile dhe e qëndrueshme për mësimin gjatë periudhës në vijim. Arsimi, nxënësit dhe prindërit e tyre duhet të jenë lëndë e një fokusi urgjent dhe të pashtyeshëm. Ne si odë, edhe pse nuk jemi konsultuar deri më tani, ndjehemi të thirrur për shkak të faktit që të gjitha solucionet për mësim të ardhshëm bazohen në zgjidhje digjitale dhe mu në atë bazë do ta punojmë projektin të cilin do t’ua ofrojmë institucioneve kompetente, sqaron Aneta Pesheva, kryetare e KD të MASIT-it.

Analizat e TIK-Odës janë të bazuara në monitorim të gjendjeve në vend dhe jashtë dhe i marrin parasysh të gjitha aspektet e krizës: atë shëndetësor, ekonomik, arsimor dhe social. ab/

Të fundit