19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tryezë e rrumbullakët “së bashku drejt zgjidhjes së shpejtë të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare”

Ekipi i Lidhjes-Këshilli nacional për barazi gjinore sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë “Së bashku drejt zgjidhjes më të shpejtë të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare”.

Fjalë hyrëse në diskutim, siç është paralajmëruar, do të ketë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Në kuadër të organizatës funksionon Linja nacionale, mobile SOS për viktimat nga dhuna familjare dhe dhuna e bazuar gjinore, e cila e cekë sfidën me të cilën përballen në procesin e paraqitjes dhe zgjidhjes juridike të dhunës familjare, si dhe navigimin e vështirë nëpër institucionet shtetërore.

Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është të shqyrtohen gjendjet, ligjore dhe praktike, si dhe nevojat për bashkëpunim ndërinstitucional në interes të zgjidhjes së shpejtë dhe efikase të problemeve të viktimave të dhunës familjare

Të fundit