20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tupançevski: Kodi i ri Zgjedhor, dua të përfshihen të gjitha partitë së bashku me një ekspert të huaj

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski në një paraqitje televizive ka folur për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor.

“Partitë politike, organizatat dhe shoqatat e shoqërisë civile pritet që deri në fund të muajit t’i delegojnë anëtarët e tyre në grupin e ri të punës të kryesuar nga një ekspert dhe ka mundësi që në të gjithë këtë proces të përfshihet edhe një ekspert i huaj. Përpiqem me aq sa mundem të afirmoj parimin e gjithëpërfshirjes, që të gjithë aktorët politik të jenë pjesë e atij që quhet “Kodi i ri Zgjedhor”. Se sa do të kem sukses në këtë nuk varet vetëm nga unë sepse dihet se sa janë kompetencat e mia”, tha Tupançeski.

Ai iu referua edhe kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se është një e drejtë legjitime, por nëse e gjithë kjo do të ndikojë në procesin e miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, do të varet se sa do të ketë zhvillime mbi situatën sepse ky ligj është miratuar për në të ardhmen dhe nuk duhet të lejojë lëshime apo mangësi që kanë ekzistuar pak para zgjedhjeve që çuan në një ndryshim të menjëhershëm të Kodit Zgjedhor.

Lidhur me mbajtjen e mundshme të një takimi të liderëve, Tupançeski tha se si ministër dhe si profesor është kundër takimeve të tilla.

“Për mendimin tim mbledhjet e tilla janë një lloj pezullimi i ligjit, pajtohet 4 ose 6 persona për një çështje, dhe çfarë pastaj? Takimet e lidershipit, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, nënkuptojnë pezullimin e parimeve bazë të një shteti ligjor”, tha ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski.

Të fundit