25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turistja italiane vdes në Austri, dyshime për koronavirus, izolohet hoteli

Një turiste italiane ka gjetur vdekjen në Austri në një rezidencë në Bad Kleinkirchheim .

Agjencia austriake e lajmeve APA bëri të ditur se ka dyshime të forta që gruaja të ketë humbur jetën pasi ka qënë e prekur nga koronavirusi.

Gruaja56 vjecare nga Friuli-Venezia ishte turiste në Austri.

Megjithatë mungon ende një konfirmim nga autoritetet shendetesore austriake në lidhje me këtë rast pasi pritet dalja e analizave.

Rezidenca deri në daljen e përgjegjes së analizave do të jetë e izoluar.

Të martën dy raste me koronavirus u konfirmuan për herë të parë në Austri në zonën e Tirolit që është afër veriut të Italisë.zhurnal.mk/

Të fundit