19/03/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turneu në futboll të vogël Kf Reçica-Tv Koha, fituese Thertore Nuro Kamjan

Mbrëmë përfundoi turneu tradicional  në futboll të vogël Klubi futbollistik Reçica-Tv Koha. Në një sallë të stërmbushur me tifozë, dhe me një lojë dramatike, u zhvillua ndeshja finale në mes të ekipit Thertorja Nuro Kamjan dhe Banana Kik.Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 6-6 ndërsa më të mirët në ekzekutimin e penalltive ishin futbollistët e ekipit Thertore Nuro Kamjan. Ndërsa, vendi i tretë i takoi ekipit Trilon Rent A Kar, i cili me rezultat 5-3 triumfoi ndaj ekipit Sava Grup Bogovinë. Pas përfundimit të ndeshjes finale, organizatorët ndanë edhe mirënjohje dhe çmimet për më të mirët.Me këtë rast, lojtar më i mirë u zgjodh Halil Selmanaj i ekipit Thertorja Nuro Kamjan.Portier më i mirë u zgjodh Ivan Stojanovski nga ekipi Banana Kik, kurse ekipi më fer plej u zgjodh ekipi Trilon Rent A Kar.Krahas kësaj, mbrëmë në sallën e sportit të shkollës fillore Përparimi  në Reçicë të madhe u zhvillua edhe finalja e veteranëve në të cilën klubi futbollistik  Bogovina, fitoi me rezultate 2-0 ekipin e  klubit futbollistik Reçica. Kësioji, tre ndeshjet e mbrëmshme janë transmetuar Live në ueb faqen e Televizionit Koha dhe në rrjetet sociale, kurse ndeshja finale u transmetua edhe në Televizionin Koha me komentim të gazetarit të sportit Faton Zylbehari.Në këtë turne morrën pjesë 37 ekipe, në përbërje të të cilëve kishte dhe futbollist profesionist që luajnë në Reprezentacionet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në futsall.Vlen të theksohet se organizimi i këtij edicioni që ishte në nivel të lartë, e arsyeton traditën shumëvjeçare të këtij turneu që llogaritet si një nga turnetë më jetëzgjatë dhe më të mirë në futbolltë vogël dhe çdo vit shkon në rritje e sipër në aspektin e pjesëmarrjes së ekipeve dhe cilësisë.Këtë vit u zhvilluan 74 ndeshje ku u shënuan 507 gola.TV KOHA

 

Të fundit