14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turqia po shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Komisioni Zgjedhor ka konfirmuar se Turqia do të fitoj një president të ri në raundin e dytë të zgjedhjeve të 28 majit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi do të mbahet të dielën, më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët në raundin e parë nuk ka marrë më shumë se 50 për qind të votave, ka bërë të ditur sot kryetari i komisionit zgjedhor turk, Ahmet Yener.

Siç raporton televizioni turk TRT, sipas rezultateve paraprake, kreu aktual i shtetit Rexhep Tajip Erdogan ka fituar 49,51 për qind, dhe kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu 44,8 për qind të votave, ndërsa Sinan Ogan ka fituar 5,17 për qind të votave.

Pjesëmarrja në votime ishte 88.92 përqind dhe jashtë vendit 52.69 përqind, tha Yener.

Të fundit