20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turqia vendosi karantinë të plotë deri në 17 maj për shkak të koronavirusit

Turqit do të duhet që kryesisht të qëndrojnë në shtëpi, pasi vendi të enjten do të hyjë në një tjetër karantinë të plotë, e cila do të zgjasë deri më 17 maj, me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit, njoftoi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, transmeton Portalb.mk.

Turqia ka regjistruar 37.312 raste të reja të të infektuarish dhe 353 vdekje nga kovid-19 në 24 orët e fundit, që përbën një rënie të ndjeshme nga mesi i muajit, por ende është mjaft e lartë në të gjithë botën.

Erdogan tha se për udhëtime midis qyteteve do të duhet leje e veçantë, të gjitha shkollat ​​do të kalojnë në mësim online dhe do të kufizohet numri i përdoruesve të transportit publik. Turqit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveç për të shkuar në dyqan dhe mjek.

“Në një kohë kur Evropa po hapet përsëri, ne duhet urgjentisht ta ulim numrin e të infektuarve nën 5.000. Përndryshe, do të paguajmë çmim të lartë në të gjitha fushat, nga turizmi deri te tregtia dhe arsimi”, tha Erdogan.

Dy javë më parë, Turqia futi orë policore nga ora 19:00 deri në orën 5, si dhe karantinë të plotë gjatë fundjavave, por këto masa u treguan të pamjaftueshme.

Të fundit