13/10/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

U konfirmua rasti i parë i Kovid-19 në Kroaci

Në Kroaci është konfirmuar se një njeri i cili ishte në Milano është infektuar me koronavirusin e ri.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq pas mbledhjes së shtabit të krizës për koronavirusin, deklaroi se bëhet fjalë për një burrë më të ri që për momentin është në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse në Zagreb.

Ai shtoi se pacienti është në gjendje të mirë.

Ende pritet prononcimi i drejtorit të Qendrës Klinike Spitalore Rijekë i cili duhet të informojë për situatën e nëntë kroatëve të cilët janë hospitalizuar pas kthimit nga Italia. MIA.fc/

Të fundit