20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

U miratuan të gjitha propozim-ligjet për Korridorin 8 dhe 10D

Deputetët e shumicës parlamentare me shumicë votash kanë kaluar të gjitha propozim ndryshimet e ligjeve që kanë për qëllim lehtësimin e procedurave për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d.

Këto ndryshime janë dorëzuar në Kuvend me flamur europian dhe nuk do të kenë mundësi të bllokohen nga ana e opozitës.

Të njëjtat ndryshime ligjore kanë qenë në procedurë parlamentare por nuk janë miratuar për shkak të bllokimeve jo-konstruktive nga opozita, VMRO-Levica.

Në momentin kur deputetët e shumicës votuan “Pro” që këto ligje të kalojnë në lexim të parë e të kalojnë në komisione, opozita maqedonase lëshoi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.

Me të votuar ndryshimet ligjore, opozita u kthye në vendin e vet dhe afër 30 deputet të së njëjtës janë paraqitur për fjalë lidhur me rendin e ditës duke dashur që sa më shumë ta zgjasin këtë procedurë dhe të mos u mundësojnë deputetëve të shumicës ta miratojnë të njëjtin

Të fundit