29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

U ndanë banesat sociale në Gostivar, 70% për shqiptarët

Ministri për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski, së bashku me zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, dje morën pjesë në ceremoninën për shpërndarjen preliminare të 70 banesave në ndërtesën e dedikuar për grupet e rrezikuara sociale në komunën e Gostivarit, njofton Gostivari Sot

Ministri Boçvarski informoi se deri në afatin e fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, në Qendrën për Punë Sociale në Gostivar kanë aplikuar gjithsej 190 qytetarë, prej të cilëve pas shpërndarjes preliminare, 74 nga aplikuesit kanë pasur dokumentacion të plotë.


“Kemi një përgjigje të madhe ndaj thirrjes publike në Gostivar. Dua të theksoj se shpërndarja publike është preliminare dhe jo përfundimtare. Në ditët në vijim, Komisioni i përbërë nga nëpunësit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të kryejë kontrolle të detajuara për personat që janë në listën preliminare. Pas kontrollit të kryer nga Komisioni, do të përcaktohet lista përfundimtare e përfituesve të banesave sociale. Kjo është një nga mënyrat se si kjo Qeveri kujdeset për familjet në nevojë dhe sigurojmë se do të vazhdojmë me këto masa dhe politika edhe në të ardhmen, për kushte më të mira dhe sigurimin e një jete të dinjitetshme për të gjithë qytetarët”, tha ministri Boçvarski.

Zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, kërkoi nga personat që nuk janë në listë, të parashtrojnë ankesa.


“Të gjithë personat që nuk do të gjenden në listë pas marrjes së vendimit kanë të drejtë ankese për vendimin nga ana e komisionit. Procedura nga ana e komisionit për vërtetimin e dokumentacionit është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe transparente, kështu që vërtetohet edhe sot se në mënyrë shumë të qartë u zbulua edhe lista preliminare e kandidatëve”, u shpreh Bekim Rexhepi, zv. Ministër i Transportit.

Në shpalljën e publikuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të drejtën e pjesëmarrjes kishin fëmijët pa prindër, shfrytëzuesit e ndihmës minimale, personat e prekur nga fatkeqësitë natyrore, personat me aftësi të kufizuar apo familjet me persona me aftësi të kufizuara, personat nga komuniteti rom që janë të rizikuar social dhe prindër të vetëm me fëmijë të mitur. Gostivari Sot

Lista preliminare: Shiko këtu

Të fundit