Showbizi

U shoqërua nga policia, Ilda Beljeri sqaron aksidentin: Gruaja u rrëzua vetë, unë ndalova

Moderatorja Ilda Bejleri ka vendosur të japë një reagim të plotë në lidhje me aksidentin automobilistik të ditës së djeshme.

Bejleri u shoqërua nga policia në mbrëmje, por para ndalimit dha një sërë reagimesh kontradiktore në media. Këtë të enjte Bejleri u shpreh në rrjetin social se semafori ishte jeshil për makinat dhe se ajo nuk e ka përplasur gruan, pasi kjo e fundit është rrëzuar në nxitim e sipër teksa kalonte rrugën.

“O mer-diat shqiptare! Për fatin të mirë timin, kamerat janë hapur në polici dhe është vërtetyar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër, për të kaluar rrugën, edhe pse semafori jeshil ishte hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohi videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë, por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër, nuk ndjeva diçka që kisha bërë për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan, por unë qëndrova pak. Por, nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjsi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është me shëndet të mirë. Flini të qetë o njerëz!”- shkruan Ilda Bejleri në profilin e saj në rrjete sociale.

Related posts

Moti gjatë vikendit

admin-tvkoha

Sot intervistohet polici që dyshohet se abuzoi me 16 vjeçaren nga Drenasi

admin-tvkoha

Kërkohet që burgu i Prishtinës të shndërrohet në muze

admin-tvkoha

Leave a Comment