29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

U shuan zjarret, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Pasi zjarret që shpërthyen javë më parë u vënë në kontroll, është hequr ndalesa për lëvizje në pyje.

Këtë vendim e ka sjellë Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Shtabit të Krizës.

“Në bazë të rekomandimeve të Shtabit të Krizës, Qeveria solli vendim për shfuqizim të ndalesës për lëvizje në pyje dhe e ka obliguar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë pyjore në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të realizojnë kontrolle të përforcuara për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve në të hapur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.

Qeveria gjithashtu e ka obliguar Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” që të miratojë program për pyllëzim me planin për aktivitetet qysh këtë vjeshtë.

Gjithashtu e ka obliguar që të përgatisë raport për sasinë e drunjve që janë djegur si pasojë e zjarreve dhe me të njëjtat të menaxhojnë “Pyjet Kombëtare”.

Të fundit