23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Udhëkryqi për në Bërvenicë, zgjidhja tek semafori me senzor

Këtyre ditëve ka filluar rregullimi i semaforit në kthesën për në Bërvenicë tek Universiteti i Tetovës, respektivisht në bulevardin e Ilindenit.SIpas informacioneve në komunën e Tetovës tashmë do të vendoset semafor i ri për të evituar aksidentet dhe kaosin në komunikacion.”tashmë jemi në fazën e testimit të semaforit të ri me sensor dhe pritet q ëtë vihet në funksion shjmë shpejtë”, njoftojnë nga komuna e Tetovës. Vozitësit shprehen se duhët që në afat sa më të shkurtër kohor të rregullohet sinjalistika e këtij udhëkryqi pasi edhe ata ndjehen të rrezikuar nga vozitësit e pandërgjegjshëm të cilët nuk respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe rregullën kush ka përparësi, ndërsa disa prej tyre shprehen se udhëkryqi duhet të mbyllet.

Ekspertët, vlerësojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte rrethrroutllim i ri në këtë udhëkryq, por duke bërë intervenime edhe në unazën paraprake në kryqëzimin e rrugës industriale me atë të Ilindenit, i cili në mesditë dhe pasdite është shumë i ngarkuar, prandaj edhe krijohet kaos edhe në ariterien vazhduese për në Gostivar. Nga komuna vitin e kaluar vendosën që ti japin fund këtij problemi duke analizuar mbylljen e këtij udhëkryqi ose vendosjen e një rrethrotullimi që do të lehtësonte komunikacionin por për shkak të rëndësisë së këtij udhëkryqi këta dy opsione ranë në ujë dhe si zgjidhje më e mirë parashihet rregullimi i sinjalistikës rrugore siç janë semaforët si dhe vendosja e pengesave rrugore. Ky udhëkryq është ndër të rrallit në Tetovë në këtë zonë ku ende ka semafor pasi që në shumë udhëkryqe tjera janë vendosur rrethrrotullime.Në këtë udhëkryq një kohë të gjatë është kërkuar që të vendoset rrethrrotullim por komuna vendosi që të mos e ndërtojë për shkak të mos pasjes së hapëisrës së mjaftueshme.. Nga policia e Tetovës, pohojnë se në këtë udhëkryq shpesh herë ndodhin aksidente trafiku për shkak të mos respektimit të rregullave të komunikacionitr. TV KOHA

Të fundit