25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Udhëtari nga Dubai kontrollohet për koronavirusin në Klinikën infektive

Udhëtari që është kthyer nga Dubai dhe i cili ka simptoma të ngjashme të gripit është hospitalizuar në Klinikën infektive dhe për më pak se tre orë do të jenë gati rezultatet nëse bëhet fjalë për koronaviru.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se udhëtari është kthyer para disa ditëve në vend pas qëndrimit gjashtë ditor në Dubai.

“Ka simptoma të ngjashme të gripit. Janë bërë teste dhe për më pak se tre orë do të jenë gati rezultatet. Inkuadrohet me tërë kujdesin si për rast të dyshuar nga koronavirusi”, ka thënë Filipçe.

Apeloi deri tek të gjithë të cilët vijnë nga rajonet kritike t’u përmbahen rekomandimeve në udhëzim dhe nëse ndjenë çfarëdo simptoma të mos shëtisin nëpër institucionet shëndetësore, por të paraqiten në telefonat në Institutin për shëndet publik.

Sipas Filipçe, sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe se disponon me numër të mjaftueshëm të krevateve, maskave, mantilave dhe pajisjeve të nevojshme.

Në Klinikën infektive mbrëmë është pranuar edhe një udhëtar nga Milano në Shkup me fluturimin e pasdites të “Uizerit”. Pacienti është testuar dhe nuk ka koronavirus, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Ai ka pasur pasqyrë të lehtë klinike, nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e tij është stabile.

Ai ka kaluar përmes kamerës termale, e cila tek ai nuk ka diagnostifikuar simptomologji të sëmundjes. Simptomat e para i ka ndjerë pas ardhjes në shtëpi, pas çka është paraqitur në Klinikën infektive në Shkup dhe është pranuar në orën 22:00. Nga arritja e tij në klinikë, pacienti është vendosur në izolim, pas çka i janë bërë teste në pajtim me protokollin e konfirmuar.

Nga MSH-ja thonë se me sy hapur e ndjekin situatën dhe në vazhdimësi veprohet sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa prej sot zbatohen edhe masa të reja të përforcuara për parandalim nga koronavirusi. MIA. fb/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/2635145756764975/

Të fundit