05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Udhëtari nga Maqedonia e Veriut vdes në aeroplan, ishte duke udhëtuar për Gjermani

Një aeroplan, që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë, është detyruar të ulet në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediet shkruajnë se shkak për uljen e paplanifikuar është se një udhëtar në moshë të shtyrë që ka udhëtuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë. Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan  INA.

Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.

Të fundit