Ueb-platforma nacionale për mësim në distancë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ueb-platforma nacionale për mësim në distancë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Prej nesër do të jetë në funksion ueb platforma e unifikuar për mësim në distancë prej në shtëpi për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Linku për e-shkollën është www.eduino.gov.mk dhe e përgatit Zyra për zhvillim të arsimit në bashkëpunim me UNICEF pas shembullit të platformave efikase për mësim në distancë që shfrytëzohen në rajon, para se gjithash në Kroaci.

“Platforma do të ofrojë video-leksione përkatësisht përpunim të njësive të medodës për të gjitha klasat dhe të gjitha lëndët obligative. Ato do të zgjasin nga 15 minuta dhe do të shoqërohen me prezanzim, tregim dhe sqarim nga mësimdhënësit që do të paraqitet për atë qëllim. Tashmë janë njoftuar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për platformën e mësimit nga distanca dhe deri tani janë paraqitur rreth 600 mësimdhënës, ndërsa interesimi i tyre rritet çdo ditë”, tha në konferencën për shtyp ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Te të gjitha shkollat janë dorëzuar formularë dhe video-udhëzime për përgatitjen e video-leksioneve. Ademi kumtoi se ka raportuar për mbi 1000 leksione, ndërsa kanë arritur rreth 400. Ato kontrollohen në përmbajtje dhe bëhet kujdes të mos përsëriten në mënyrë tematike. Pret në mënyrë drastike të rritet numri i aplikacioneve në ditët në vijim.

Kjo e-shkollë është masa më e re e Qeverisë sepse, siç tha Ademi, e qartë është se së shpejti nuk do të vazhdojë mësimi i rregullt, por ajo nuk do të thotë, tha ai, se në tërësi do të ndërpritet procesi edukativo-arsimor dhe se ky vit duhet të shpallet i përfunduar.

Kumtoi edhe për dekretet e sjellura në seancën e mbrëmshme të Qeverisë për institucionet nga të gjitha nivelet arsimore – arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë dhe për institucionet shkencore publike të organizojnë mësim elektronik prej në shtëpi, për çka vetë do ta zgjedhin mënyrën dhe formën e mësimit në distancë, si platforma të video-konferencave, postë elektronike dhe mjete tjera të ndryshme dhe vegla që sigurojnë komunikim dykahësh mes nxënësve/studentëve dhe mësimdhënësve/profesorëve. Mësimdhënësit do të realizojnë mësim, do të organizojnë trajnime, testime, kontrolle dhe vlerësim objektiv të njohurive të nxënësve.

Ministri përkujtoi në masat tashmë të sjellura për mësim prej në shtëpi, platformat e rekomanduara dhe aplikacionet falas për shfrytëzim, në bashkëpunim me UNICEF dhe sektorin qytetar, intensifikimi i programit TV-shkolla nga dy orë e gjysmë çdo ditë në RTVM, me 15 minuta leksione për të gjitha lëndët e shkollës fillore nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe emisionet dhe tregimet për fëmijët e moshës parashkollore.

Në pyetjen e gazetarëve për qasjen në internet dhe kompjuter, Ademi u përgjigj se tërë territori i shtetit është i mbuluar me internet dhe se për onlajn mësim nuk duhet të ketë teknologji të mençur. Megjithatë, tha, sfida me IT-pajisjen është më e madhe për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm se sa për studentët dhe nëse ka probleme duhet të paraqiten. Megjithatë theksoi se kushtet janë të jashtëzakonshme, por azhurnim arsimor duhet të ketë, për çka janë sjellur edhe dekretet të cilat sigurojnë bazë juridike.

Në lidhje me atë se si do të vlerësohen nxënësit onlajn, Ademi tha se në dekretet për të gjitha nivelet arsimore parashikohet që mësimdhënësit mund t’i vlerësojnë , ndërsa për mënyrën Zyra për zhvillim të arsimit tashmë përgatit udhëzime dhe rekomandime për të gjithë mësimdhënësit. sa/

blob:https://www.youtube.com/8049a0c0-d2b3-47fc-8d57-8dd3a0e81d60

Related posts

VMRO-DPMNE: Zaev frikësohet për shkak se do të japë përgjegjësi

Televizioni Koha

Paketa me ndihma humanitare për njerëzit viktima të dhunës në familje dhe prindërve beqarë

Televizioni Koha

BDI- Gostivar: Fillon procedura për nominimin e kandidatëve për deputetë

Televizioni Koha

Leave a Comment