19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Uebinar “Sfidat rajonale të sigurisë dhe aktorët e ri shtetëror gjatë dhe pas krizës së pandemisë”

Në organizim të Universitetit “Klimenti i Ohrit” (UKLO), Fakultetit të Sigurisë në Shkup dhe Fondacionit “Konrad Adenauer” u mbajt uebinari i par kushtuar sfidave të sigurisë në rajonin e Ballkanit, i titulluar “Sfidat rajonale të sigurisë dhe aktorët e ri shtetëror gjatë dhe pas krizës së pandemisë”.

Në uebinarin qëllimi i të cilit, sipas organizatorëve, është sensibilizimi i ekspertëve, si dhe bartësve të vendimeve nga fusha e sigurisë, morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, ushtruesi i detyrës drejtor në Zyrën e Fondacionit “Konrad Adenauer” në vend Nobert Bekman, dekani i Fakultetit të Sigurisë Shkup Nikolla Dujkovski, prorektori i UKLO, Marian Gjurovski dhe profesorët Tatjana Dronzina nga Bullgaria dhe Stefan Surliq nga Serbia.

Përqendrimi kryesor i pjesëmarrësve në uebinar ka të bëjë me përkushtimin e shteteve të rajonit në ballafaqimin me pandeminë nga aspekti i sidave të sigurisë.

Ministri Çulev gjatë fjalimit i potencoi detyrat kryesore të nëpunësve policorë në kushte të një përvoje të re të panjohur pune.

“Edhe sfidat e paparashikuara në punë, Ministria e Punëve të Brendshme e mban rolin themelor të saj në mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, tha Çulev, i cili vlerëson se rëndësi thelbësore ka rregullimi ligjor i gjendjes së jashtëzakonshme. sn/

Të fundit