25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Uka Aliti (Heroi I Tetovës) në garë për këshilltar me Lëvizjen Besa

Më 20 gusht janë zgjedhjet e jashtëzakonshme për anëtarë të këshillit të komunës së Tetovës. Deri më tani vetëm Lista më Mirë për Tetovën ka publikuar kandidatët për këshilltarë, ndërsa partitë tjerë ende kalkulojnë deri në momentine fundit, respektivisht deri nesër në mbrëmje kur edhe është afati I fundit për dorëzimin e kandidaturave në komisionin komunal zgjedhor.Në ndërkohë, burime jo zyrtare bëjnë të ditur se lëvizja Besa tashmë ka përcaktuar emrat që do të garrojnë në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë.Sipas burimeve të Televizionit Koha Bartës I listës do të jetë sërish Besar Durmishi, I cili ishte edhe bartës listen ë zgjedhjet e 31 tetorit të vitit të kaluar, e dyta në listë do të jetë profesoresha Besa Kadriu ndërsa I treti në listë do të jetë Uka Aliti, ish komandant I njësisë së zjarrfikësve në Tetovë. Uka Aliti, pak ditë më parë u pensionua nga Njësia Kundër zjarrfit në Tetovë, ndërsa këtë post e ka mbajtur për disa vite me rradhë. AI në opinon njihet edhe si Heroi I Tetovës, për shkak të pjesëmarrjes në aksionet e shpëtimit në të gjitha fatkeqësitë dhe tragjeditë që ka përjetuar rajoni I Tetovës viteve të fundit.Krahas kësaj, nga Lëvizja Besa bëjnë të ditur se përfaqësimi I kandidatëve meshkuj dhe femra do të jetë 50 përqind femra dhe 50 përqind meshkuj në listë. (Tv Koha-Urim HASIPI)

 

Të fundit