20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ulen për rreth 50 % infektimet nga Kovid -19

Raporti i Instituitit të Shëndetit Publik tregon se në periudhën kohore 10 deri 16 maj 2021, është ulur numri i vdekjve për 38.1% në krahasim me javën paraprake. Janë konfirmuar 65 raste të vdekshmërisë si pasojë e koronavirusit në 15 qytete. Sa i përket moshës, 56 persona ishin mbi 60 vjeç, shtatë persona të moshës 50-59 vjeç, një person i moshës 40-49 vjeç dhe një person i moshës 30-39 vjeçare. Në periudhën e njëjtë kohore, gjithashtu ka pasur rënie të të infektuarve me Kovid-19. Janë regjistruar 674 raste të reja pozitive në 31 qytete të vendit, me një ulje prej 48.3%, në dallim nga java që lam pas. Numri më i madh i tyre është shënuar në qytetin e Shkupit me 41.5% .

Instituti i Shëndetit Publik

“Personat e infektuar janë nga të gjitha grupmoshat, më e zakonshmjë është mbi 60 vjeç (35.6%), më pas vijon grupmosha 50-59 vjeçare (16.9%), 30-39 vjeç (16.9%), 40-49 (16.5%), dhe 20-29 vjeç (8.3%). Numri më i ulët i të të infektuarve është tek fëmijët e moshës 0-9 vjeç (0.9%) dhe 10-19 vjeç (4.9%)”.

Në raportin e Instituti gjithashtu thuhet se nga koronavirusi janë shëruar 2.646 persona që ishin të shtruar në kovid qendrat spitalore apo që ishin në trjatim shtëpiak, shifër kjo që është 36.% më shumë në krahasim me javën e kaluar.

Që nga fillimi i imunizimit masiv deri më 16 maj 2021, janë aplikuar 28.594 doza të Fajzerit, (19.691 me dozën e parë dhe 8.903 me dozën e dytë), 44.890 doza të Sputnik V,( 22.871 me dozën e parëdhe 22.019 me dozën e dytë), ndërsa janë aplikuar 24.996 doza të AstraZenekës, dhe 108.749 doza Sinofarm. 207.219 persona janë vaksinuar të paktën me një dozë kundër Kovid-19, kurse me dy doza gjtihsej janë vaksinuar 31.599 persona.

Të fundit