19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ulje e aktivitetit ekonomik prej 3,5 për qind, e pranishme te të gjithë komponentët e BPV-së përveç konsumit publik

Banka Popullore e revidoi projeksionin për rritje të ekonomisë për sivjet. Projeksioni i ri është ulje e aktivitetit ekonomik prej 3,5 për qind për sivjet dhe përmirësim në vitin e ardhshëm për kur Banka Popullore projekton rritje prej 4,7 për qind, me kthim drejt parashikimeve afatmesme prej 4 për qind në vitin 2022.

Këtë e njoftoi guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska Bezhovska në konferencën e sotme për media.

“Bota përballet me njërën prej krizave më të mëdha dhe më të vështira shëndetësore prej fillimit të viteve të 90-ta, që për dallim nga ato parapraket, karakterizohet me nivel jashtëzakonisht të shpejtë të transmetimit, që domosdoshmërish kërkon ndërmarrjen e masave të shpejta dhe të fuqishme për luftimin e saj”, theksoi guvernatorja duke shtuar se në përgjithësi pritet që kjo tronditje shëndetësore së paku në afat të shkurtër do të ketë efekte më të mëdha ekonomike, ndërsa fuqia e efekteve në disa vende të caktuara do të varet nga suksesi i masave shëndetësore dhe shpejtësia e ristartimit të kapaciteteve, bilancet e shëndosha të sektorit privat për absorbimin e tronditjes, si dhe nga reagimi i politikave fiskale, monetare dhe financiare, me qëllim të zbutjes së efekteve.

Siç theksoi, pritet rënie te të gjithë komponentët e BPV-së, përveçse te konsumi publik.

Te konsumi personal pritet rënie prej rreth 4 për qind për shkak të rënies së të ardhurave në dispozicion në kushte të tregut të pavolitshëm dhe rënies së transferove privat, ngadalësim edhe të mbështetjes kreditore, pasigurisë dhe përmbajtjes së rritur, te investimet bruto rënie prej rreth 10 për qind për shkak të investimeve më të vogla të huaja, por edhe vendore-publike dhe private, për shkak të pasigurisë së rritur dhe mbështetjes së ngadalësuar kreditore, ngecje në zinxhirët e furnizimit dhe masa restriktive vendore dhe kërkesë të zvogëluar personale dhe investuese, ndërsa rënia e eksportit do të rezultojë edhe me rënie të importit prej rreth 15 për qind.

Banka Popullore bën revizion edhe te inflacioni, kështu që për sivjet sipas projeksionit do të jetë rreth zero në raport me atë që ishte parashikuar paraprakisht prej 1,5 për qind, derisa për vitin e radhës në 1,5 për qind. Projeksioni paraprak i tetorit i Bankës qendrore ishte dy për qind.

Angellovska-Bezhoska nuk përjashton edhe mundësinë që inflacioni të jetë nën zeron, por tha se kjo do të ishte pak nën zeron, duke përkujtuar në periudhën e viteve 2014-2016.

Sipas Bankës Popullore, rreziqet për shtegun e projektuar të inflacionit kryesisht janë të lidhura me pasigurinë rreth çmimeve të importuara të ushqimit dhe të karburanteve.

Në vitin 2020, deficiti i llogarisë rrjedhëse do të jetë 3,2 për qind të BPV-së me zgjerim në raport me pritjet e tetorit për deficit prej 1,3 për qind të BPV-së.

Pritet ulje e transferimeve private prej rreth 20 për qind.

“Ato arrijnë rreth 15 për qind të BPV-së dhe janë burim i rëndësishëm i të ardhurave, duke marrë parasysh natyrën e tyre ato luajnë rol të rëndësishëm edhe për financimin e kërkesës vendore. Rreth dy të tretat janë orientuar drejt konsumit, ndërsa pjesa tjetër është qëllime të tjera për kursim, investime dhe ngjashëm”, tha guvernatorja. Duke marrë parasysh recesionin global pritet në korniza globale të vjen deri te ngadalësimi i shenjave, e në këtë drejtim janë edhe projeksionet e Bankës Botërore sipas të cilave ato do të ishin ngadalësuar për rreth 20 për qind, gjegjësisht do të binin për rreth 20 për qind në raport me vitin paraprak.

Guvernatorja thekson se edhe në këtë kontekst është duke u bërë revizion te ne, që do të thotë rënie të transferimeve private dhe, siç shprehet, BP-ja i zvogëlon dhe është e kujdesshme në këtë pjesë rreth 20 për qind, por në periudhë afatmesme pritet stabilizim i ekonomisë dhe të kthehen në nivel më të lartë.

Për rezervat devizore njoftoi se ato janë në zonë të sigurt, gjegjësisht se arrijnë 3.15 miliardë euro.

“Rezervat devizore janë 3,15 miliardë euro ose kanë mbulesë katërmujore që është nivel përkatës. Përkundër përkeqësimeve të caktuara kemi ruajtje të nivelit të rezervave revizore që është kyçe për mirëmbajtjen e stabilitetit të kursit dhe zbatimin e strategjisë që e kemi”, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore duke shtuar se ato janë ulur në 113 milionë euro.

Bëri të ditur se banka qendrore ka bërë intervenime në tregun devizor që kanë qenë më të pranishme në muajin mars dhe me ulje të caktuar në prill, porse ka kapacitet të mjaftueshëm edhe të intervenojë në tregun revizor dhe të mirëmbajë nivelin e rezervave në nivel përkatës.

Lidhur me depozitat dhe kreditimin bëri të ditur se aktiviteti i zvogëluar ekonomik do të ketë efekte të pavolitshme mbi performanset e kompanive dhe të ardhurat e popullatës, e me këtë edhe mbi potencialin për kursim dhe ose pritet ngadalësim i rritjes depozitive në 2,3 për qind dhe atë kreditor në tre për qind këtë vit, e më pas pritet përshpejtim gradual deri në rreth tetë, gjegjësisht shtatë për qind në periudhë afatmesme.

Sipas guvernatores, rreziqet janë pjesë përbërëse e çdo projeksioni, por këtë herë ato janë jashtëzakonisht të larta dhe rezultojnë nga rrethimi i jashtëm, por edhe nga konteksti vendor, për shkak të kësaj simulimi i rënies dyfish më të thellë i kërkesës efektive të huaj në vitin 2020, gjegjësisht rënies prej 10 për qind (përballë 5 për qind) do të rezultonte me rënie më të thellë të BPV-së për 2,3 për qind, krahasuar me projeksionin themelor, gjatë efekteve më të theksuara të pavolitshme mbi eksportin dhe kërkesën investuese.

Guvernatorja thekson se projeksionet më të reja do të thonë ridefinim të plotë të pasqyrës makroekonomike për sivjet dhe se në afat të shkurtër vlerësohen efektet e pavolitshme në më shumë segmente, por pritet ruajtje e fondamenteve të shëndosha që do të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme në periudhën e rikuperimit.

Porositi se Banka Popullore edhe gjatë periudhës së ardhshme do të ndjekë me kujdes zhvillimet, si dhe ndryshimet në kushtet vendore dhe të jashtme, me qëllim të përshtatjes përkatëse të politikës monetare dhe paralajmëroi se nëse ndodhin devijime më të mëdha sërish do të bëjnë revizion të projeksioneve, nuk do të pritnin në tetor.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve tha se pritet ulje e investimeve të drejtpërdrejta të huaja për 30 deri 40 për qind dhe rikuperim i tyre vitin e ardhshëm dhe kthim në periudhë afatmesme si edhe paraprakisht.

Për borxhin publik theksoi se sipas të dhënave të fundit të dispozicion nga Ministria e Financave deri në tremujorin e parë të këtij viti borxhi shtetëror arrin 41,8 për qind të BPV-së, ndërsa borxhi i përgjithshëm publik arrin 50,7 për qind të BPV-së.

“Në kushte të këtilla është e domosdoshme të reagojnë bartësit e politikave dhe duke marrë parasysh natyrën e tronditjes më efektive do të mund të ishin masat fiskale, e që të mund të implementohen për atë janë të domosdoshme burime përkatëse të financimit. Kjo do të thotë se ne në afat të shkurtër presim politikë më ekspansive fiskale që do të vjen përmes dy kanaleve të të ardhurave të zvogëluara dhe shpenzimeve të rritura, që do të orientohen drejt implementimit të masave fiskale. E gjithë kjo në afat të shkurtër te ne, si edhe te të tjerët, do të thotë edhe presion mbi nivelin e borxhit publik. Vlerësimet preliminare të FMN-së që presin niveli të rritet në mesatare për rreth 5 për qind, janë të ngjashme me vlerësimet tona. Por, këto janë vlerësimet preliminare, shqyrtime më të mira do të kemi kur do të bëhet rishikimi i Buxhetit, kur do të shihet se cili do të jetë deficiti i vlerësuar buxhetor për shkak se kjo është njëra prej variablave kyçe që e definon nevojën për financim dhe nivelin e borxhit publik”, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska në konferencën e sotme për media. em/shk/

Të fundit