19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ultimatumi i Grupit të Kumanovës skadon nesër

11 persona të Grupit të Kumanovës të cilët mbahen në paraburgim në Shutkë, thonë se janë të izoluar tërësisht gati se 5 vite.Gjatë 24 orëve ata vetëm 45 minuta dalin jashtë.

“Gjykata dhe Drejtoria e Sanksioneve,po e shkelin ligjin me duar dhe këmbë,sepse nuk kanë të drejtë që të na mbajnë akoma në izolim total.Ju kemi shkruar dhe kemi kërkuar përgjigje nga organet gjegjëse se përse nuk na dërgojnë në burg,mirpo përgjigjia e tyre ka qenë;Nuk ju pranon asnjë burg dhe na thonë se nuk ka vende në burgjet tjera-pergjigje epike nga gjykata dhe organet tjera kopetente.E kanë shkelur çdo procedur ligjore,sepse nuk guxojnë t’i mbajnë personat e dënuar në izolim total për pesë vite,medoemos duhet që t’i dergojnë në burg, në mometin që vërtetohet dënimi nga gjykata e apelit.Në qelitë ku mbahemi ne,nuk ka asnjë prizë ku të ngrohësh ujin të pish një çaj,ta bësh një kafe të ngrohtë apo të ngrohësh ushqimin,përveçëse kur të improvizojmë zjarrin me ndonjë metodë alternative”, thotë një nga të dënuarit të grupit të Kumanovës Demë Shehu.

Ai ka thënë se nëse nuk i vendosin në burg deri nesër, ditë e premte ,çdo gjë që do të ndodh brenda këtij kazamati,do të bie mbi supet dhe përgjegjësinë e institucioneve.Në ndërkohë, lidhur me këtë ultimatum, nga drejtoria e Shutkës thonë se ajo pjesë ku do të vendosen këta 11 të burgosur do të jetë gati për dy javë.

“Për shkaqe teknike është prolonguar  afati për adaptimin e asaj pjese, por besojmë se do të jetë gati.Pra në atë hapësirë ka kushte që këta persona nga hapësirat ku janë tash në parabrugim do të dërgohen për të vuajtur dënimin, pra në kushte burgu”, tha Sadush Arifi, zëvnedësdrejtor i Idrizovës. / TV KOHA /

Të fundit