Lajmi i Ditës Maqedoni

UNICEF-i e rriti mbështetjen në 145 vende për t’i mbajtur fëmijët për të mësuar pas mbylljes së shkollave mbarë botën për shkak të Kovid-19

Duke pasur parasysh mbylljen e shkollave në nivel kombëtar e çrregullon arsimin për më shumë shumë se 80 për qind e nxënësve mbarë botën, UNICEF-i sot bëri të ditur se dukshëm do ta zgjerojë mbështetjen në të gjitha vendet që t’u ndihmojë fëmijëve të vazhdojnë me mësimin edhe në gjendje të krizës me Kovid-19.

Shkollat në pjesën më të madhe të shteteve mbarë botën janë mbyllur. Kjo është një situatë e paparë dhe përveç nëse në mënyrë kolektive nuk veprojmë tani që të mbrojmë arsimimin e fëmijëve, shoqëritë dhe ekonomitë do ta ndjenë barrën kohë të gjatë pasi do ta mundim Kovid-19. Në komunitetet më të ndjeshme, ndikimi do t’u transmetohet shumë brezave”, tha Robert Xhenkins, shef i programit për arsim pranë UNICEF-it.

Që të parandalohet çrregullimi i arsimimit të fëmijëve dhe t’u mundësohet fëmijëve të mësojnë të sigurtë, UNICEF-i ka ndarë mjete shtesë për përshpejtim të punës me qeveritë dhe partnerët në më shumë se 145 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shpërndarja globale fillestare të 13 milionë dollarëve – nga të cilat pothuajse nëntë milionë dollarë amerikanë është nga kontributi i Partneritetit global për arsim – do të veprojë si katalizator me mbështetje të qeverive kombëtare dhe spektër të gjerë të partnerëve në arsimin në çdo vend që të zhvillohen plane për mundësimin e përgjigjes së shpejtë dhe sistematike.

Nisma do t’u mundësojë vendeve të hartojnë programe alternative për mësim në rast të mbylljes së shkollave dhe t’u ndihmojnë shkollave t’i ruajnë fëmijët dhe komunitetet e tyre të sigurtë me sigurimin e informacioneve vitale për larjen e duarve dhe praktikave të tjera higjienike. Mjetet, gjithashtu, do të ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit mental të fëmijëve dhe parandalim të stigmës dhe diskriminimit përmes nxitjes së nxënësve të shmangin stereotipe kur flasin për virusin. ar/

Related posts

Sot intervistohet polici që dyshohet se abuzoi me 16 vjeçaren nga Drenasi

admin-tvkoha

Në komunën e Zhelinës shënohet 7 dhe 8 marsi (VIDEO)

Televizioni Koha

Ministria e Shëndetësisë tregon procedurën që duhet të ndiqet nga personat që duan të testohen

Televizioni Koha

Leave a Comment