19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme sot pasdite do të protestojë për mësim të kombinuar

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme sot pasdite do të protestojë që viti shkollor më 1 tetor të fillojë menjëherë me model të kombinuar të mësimit, e jo onlajn, në komunat ku nuk ka shumë të infektuar me koronavirus.

Kryetari i Unionit Blendi Hodai për MIA-n deklaroi se protesta do të fillojë në orën 17:30 para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe prej atje do të vazhdojnë drejtë Qeverisë para së cilës do të ketë fjalime.

Ai tha se nuk do të kërkojnë pranim sepse Qeveria është në dijeni për kërkesat e tyre dhe tashmë ka pasur një takim me përfaqësues të qeverisë, por që këtë javë ata presin takim me ministren e re të Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska.

Në protestë krahas nxënësve të shkollave të mesme nga degët e Unionit në vend, do t’u bashkëngjiten edhe mësimdhënësit dhe prindërit, kurse mbështetje kanë, siç tha Hodai edhe nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi”.

Iniciatorët e protestës janë kundër mësimdhënies online në të gjitha shkollat ​​e mesme, siç është planifikuar, por me model të kombinuar, d.m.th. rotacioni i nxënësve të shkollave të mesme në klasa çdo dy ditë (monitorimi i mësimit online dhe prania fizike) dhe qasja për të mos jetë e centralizuar, por secila komunë të organizojë model sipas situatës epidemiologjike, gjegjësisht numrit të të infektuarve.

Dhjetë ditë më parë, përfaqësuesit e Unionit patën takim në Qeveri, gjithashtu ishin edhe në takim me Komisionin për Sëmundjet Infektive, të cilit, siç tha Hodai, iu sugjeruan që të fillojnë mësimin onlajnë, dhe pastaj situata do të monitorohet në varësi nga kjo modeli do të ndryshojë.

“Ne duam qasje të decentralizuar, jo një vendim për të gjithë. Për shembull, në Tetovë, nga jam unë, ka shumë të infektuar me KOVID-19, nuk keni nevojë të shkojmë në shkollë dhe duhet mësimdhënie rigoroze online. Por nëse është dikush nga Ohri, Resnja ose Struga ku nuk ka shumë të infektuar çdo ditë, duhet të shkojë në shkollë. Të mos bazohet në ato që ka në Shkup, Kumanovë apo Tetovë”, shtoi kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Të fundit