18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Urim Hasipi ; Pse nuk jena të lumtur…

Nuk do të gjobiten kompanitë që morën energji të lirë dhe nuk i ulën çmimet.Kjo, edhe njëherë tregon papërgjegjësinë e njerëzve që udhëheqin me shtetin. Shtet realisht nuk ka. Nuk mund të bëhet marrëveshje Xhentlemenësh,ska as sens, as kuptim, as logjikë. Shteti vet nuk mban asnjë përgjegjësi juridike, kurse  në anën tjetër për çdo marrëveshje, për çdo aplikim qoftë për ndihmë sociale, qoftë për bursa, qoftë për rrymë më të lirë, për çdo budallaki të shtetit, duhet kontratë në noter dhe pastaj shteti të merr në shqyrtim kërkesat e qytetarëve.E, kur bëhet fjalë për ngrirjen e çmimit, për bizneset ka marrëveshje “fjala fjalë, e besa, ku të del le të del”. Sepse, qeveria shpenzoi disa milionë euro para publike Taksa të qytetarëve për të ofruar energji elektrike më të lirë në sektorin ushqimor, por i obligoi kompanitë t’i ulin çmimet e produkteve të tyre me të paktën 10 për qind. Këtë masë e respektuan vetëm 15 për qind e rreth 300 kompanive që merrnin energji elektrike pesë herë më të ulët se ajo në bursë. Tashmë shteti nuk ka asnjë mekanizëm për të mbledhur paratë e qytetarëve, me të cilat biznesmenët e pandërgjegjshëm bënin fitime shtesë. Pra, mesazhi që dërgohet në publik është shumë i rëndë, se edhe qytetarët lirisht nuk duhet që të respektojnë as marëveshjet as kontratat as asgjë, sepse do ë bëjmë sipas mënyrës, Marrëveshje ” Xhentelemenësh”, e në fund nëse nuk e respektojmë nuk ka përgjegjësi. Prandaj, edhe nuk ka gjoba, nuk ka kontrolle, nuk ka respektim edhe të asaj marrëveshjePrandaj, Maqedonia, është vendi më i palumtur në Ballkan. Në vendin e 87-të nga 137 vende, pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.Imagjinoni, afër këtij shteti në rang listë janë shtet që kanë trazira dhe lufta të vazhdueshme. Po, sepse, ministrat dhe zëvendësinisrrat  në tubime partiake vozisin vetura zyrtare dhe janë të lumtur për luksin e tyre.Po, sepse ata luajnë futboll dhe baskteboll në zyrat e tyre të punës, e shteti nuk ka mekanizma për ti dënuar, por vetëm më vërjetje.Në bazë të kësaj, del se, ligjet dhe rregullat vlejnë vetëm për për ne, njerëzit, e thjeshtë, e pjesa tjetër janë të privilegjuarit dhe të përkdhelurit e shtetit e pushtetit. Prandaj, mungon lumturia, prandaj mungon perspektive, prandaj Ikja nga shteti mbetet gjithnjë e më shumë opcion për të gjithë, jo vetëm për rininë.

Të fundit