26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Kosi, turshitë e përgatitura në shtëpi, buka integrale, ushqimet e fermentuara në përgjithësi janë të pasura me probiotikë.

Industria farmaceutike ofron një sërë solucionesh në dukje magjike që pretendojnë të ngadalësojnë plakjen.Megjithatë, kurat më të mira kundër plakjes i ofron natyra.

Uji

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se hidratimi përmirëson tretjen dhe lehtëson furnizimin e qelizave me ushqyesit e duhur.

Sipas dermatologëve, uji është i domosdoshëm për paraqitjen rinore të lëkurës dhe shëndetin e mirë në organizëm.

Probiotikët

Probiotikët kanë një një ndikim të fortë kundër plakjes dhe zbusin stresin oksidues.Ato janë të domosdoshme për mbrojtjen e lëkurës nga dielli dhe i mbajnë edhe flokët të shëndetshëm.Kosi, turshitë e përgatitura në shtëpi, buka integrale, ushqimet e fermentuara në përgjithësi janë të pasura me probiotikë.

Vitamina D

Kjo vitaminë luan shumë role të rëndësishme në trupin e njeriut.Ajo nevojitet për parandalmin e sëmundjeve të zemrës, osteoporozën, dhimbjet muskulare, dhimbjet e kyçeve dhe problemeve me kujtesën.Kjo vitaminë parandalon gripin dhe të ftohurën.Ushqimet me Vitaminë D janë vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.

Acidet yndyrore Omega 3

Këto acide yndyrore mund të merren më së miri falë vajit të peshkut.Ato rekomandohen kundër sëmundjeve të zemrës, sklerozës dhe problemeve me sytë.Acidet yndyrore zbusin inflamacionin dhe përmirësojnë aftësitë e trupit për përthithjen e kalçiumit.Acidet yndyrore mund t’i gjeni tek peshku, arrat, farat e linit, barishtet e të tjerë. Suplementët janë të dobishëm gjithashtu.

Çaji i gjelbër

Njerëzit që pijnë çaj jeshil rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme.Ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy filxhanëve çaj jeshil në ditë.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë mirëmban paraqitjen rinore të lëkurës sepse është shumë e pasur me antioksidantë.Këto të fundit mbrojnë trurin, luftojnë rrudhat dhe mbrojnë elasticitetin e lëkurës.

Boronicat

Këto fruta pylli përmirësojnë aftësitë sinjalizuese të trurit, kujtesën dhe nivelet e glukozës.Konsumi i rregullt i boronicave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek femrat me të paktën 32 për qind.

Të fundit