24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ushtria ruse nuk kursen qytetarët, granaton spitalin psikiatrik në Kharkiv

Spitali psikiatrik në Kharkiv është granatuar nga forcat ruse, kanë njoftuar autoritetet lokale në Ukrainë.

Reuters ka cituar guvernatorin lokal, i cili tha se nuk ka fjalë të përshkruaj dëmet, ku 330 persona besohet se ishin brenda spitalit.

Kharkiv gjendet shumë afër kufirit Ukrainë-Rusi, dhe vazhdimisht ka qenë i rrethuar nga forcat ruse dhe nuk kanë hezituar që ta granatojnë vazhdimisht nga fillimi i pushtimit rus.

Ndryshe forcat ruse sot kanë filluar sulmet e ashpra në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke bombarduar aeroportet.

Të fundit