29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vaksina kundër koronavirusit të ri, sipas të gjitha gjasave, në dy doza, paralajmërojnë shkencëtarët

Që të fitohet imunitet i plotë, njerëzit sipas të gjitha gjasave do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit të ri dy herë, shkruan Ju Es Ej Tudej. Intervali mes dy dozave, sipas të gjitha gjasave do të jetë rreth një muaj, ndërkaq është e mundur që do të nevojitet dozë plotësuese (booster) disa vite më vonë.

Shkencëtarët në mbarë botën po punojnë në krijimin e vaksinës kundër virusit SARS-KoV-2, shkaktar i Kovid-19 dhe tani tashmë kanë indikacione për atë se si do të mund të duket vaksinimi.

Dy doza janë të parashikueshme sepse SARS-KoV-2 është virus i ri dhe askush nuk ka anitrupa. Doza e parë duhet ta përgatisë sistemin imunitar dhe ta ndihmojë atë ta njohë virusin, ndërsa e dyta do ta përforcojë përgjigjen imunologjike.

“Mbi qindra kandidatë për vaksina janë në faza të ndryshme të testimit në mbarë botën dhe pothuasje të gjithë pritet të jenë në regjim me dy doza”, thotë Beri Blum, imunolog dhe profesor i shëndetit publik në Harvard.

“Sa di, të gjithë farmacistët e shquar po mendojnë për dy doza. Përjashtim i vetëm është Merk, të cilët shpresojnë se do ta zhvillojnë vaksinën në një dozë të vetme”, tha Blum.

“Doza e saktë do të jetë e qartë kur do të merren vesh rezultatet nga hulumtimet klinike të vaksinave potenciale tek njerëzit”, tha Keli Mur, drejtoreshë e Koalicionit për aksion për imunizim (IAC), organizatë joqeveritare e cila bashkëpunim me Qendrën amerikane për kontroll të sëmundjeve dhe preventivës.

“Do ta kemi përgjigjen pas testimit ndaj njerëzve. Atëherë do ta dimë përgjigjen imunologjike. Testimi i kafshëve tregon se do të nevojiten dy doza”, tha ajo.

Në dozën e parë, sistemi imunologjik reagon ndaj diçkaje që ende nuk e ka njohur. Më pas e përpunon dhe zhvillon antitrupa dhe qeliza imunologjike. Për atë i nevojiten rreth 14 ditë, thonë ekspertët.

Por për disa patogjenë, nevojitet edhe një dozë që sistemi imunologjik të piqet tërësisht për ta fituar infeksionin. Dy doza janë të zakonshme për shumë vaksina që u jepen fëmijëve, siç është vaksina për fruthin.

Por vaksina për pneumokoka, e cila parandalon disa forma të pneumonisë, meningjitit dhe sepsës, jepet në katër doza. Vaksina e kombinuar për tetanus, difteri dhe pertusis jepet në pesë doza.

Vaksinat e këtilla bëhen gjatë fëmijërisë kur fëmijët shpesh shkojnë në pediatër dhe lehtë mund të garantohet se janë dhënë në kornizë adekuate kohore, përkatësisht se është ndjekur orari për imunizim.

Tek të rriturit, punët janë më të komplikuara.

Vaksinat për hepatit B, HPV dhe Hepatitis A kërkojnë një seri prej dy apo tre dozave, por shumica e të rriturve të cilët u nevojitet, shpesh nuk e përfundojnë ciklin.

Protokolli për vaksinim me dy doza në nivel nacional kërkon koordinim dhe menaxhim të saktë me të dhënat. Shtetet deri më tani siguruan që fëmijët i marrin të gjitha vaksinat e nevojshme, ndërsa tani të njejtat do të duhet ta bëjnë të njejtën gjë për një numër të madh të të rriturve, thekson gazeta.

Nuk dihet nëse një raund i vaksinimit do të mjaftojë. Disa vaksina, si ajo kundër fruthit, krijojnë imunitet të përjetshëm. Kjo është për shkak se ky virus është stabil. Por, virusi i gripit ka disa lloje dhe vazhdimisht pëson mutacione, për ç’shkak duhet të “azhurnohet” çdo vit.

Deri më tani, SARS-CoV-2 duket sikur është relativisht stabil, duke cekur se pas vaksinimit, njerëzit mund të fitojnë imunitet për një periudhë më të gjatë kohore, tha Blum.

Por, mburoja imunologjike mund të dobësohet për disa vite. Kur bëhet fjalë për SARS dhe MERS, viruse të ngjashme të koronavirusit të tanishëm, disa të dhëna tregojnë se niveli i antitrupave është pakësuar me kalimin e kohës.

Nëse kjo do të ndodhë kur bëhet fjalë për SARS-CoV-2, ende nuk dihet. Nëse është kështu, do të nevojitet “përforcues” (booster) disa vite pas dozës së parë të vaksinës dhe “nuk do të zbulojmë derisa nuk përfundon testi”, tha Blum. ab/

Të fundit