29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vaksinat askund, Filipçe paralajmëron se gjatë këtij muaji do të fillojë imunizimi i popullatës

Gjatë këtij muaji sigurisht do të fillojë imunizimi i popullatës, për arsye se presim, sipas paralajmërimeve, një sasi të caktuar përmes sistemit Kovaks dhe i presim vaksinat ruse, kemi paralajmërim fillestar nga takimet e bëra, se kjo mund të ndodhë gjatë fundjavës, tashmë të dielën, por sërish do të them tani kemi përvojë, të gjitha vendet kanë përvojë, të gjithë iu përballën me atë, ajo që fillimisht u ishte premtuar dhe thënë nga kompanitë thjeshtë të mos ndodhë, theksoi mbrëmë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në intervistë për TVM.

Ai theksoi se nevojitet 60-70 për qind e popullatës të vaksinohet, në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv.

“Në tremujorin e parë paralajmëruan rreth 20.000 vaksina, më tutje deri 800.000 vaksina, të shpërndara në tre tremujorët e ardhshëm. Me të vërtetë e pritëm gjatë marrëveshjen, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se një numër i madh shtetesh e bëjnë të njëjtën gjë.
Kështu që, jemi të përgatitur, sistemi është përgatitur, kjo është diçka me të vërtetë e rëndësishme, janë edukuar punonjësit shëndetësorë, ata të cilët drejtpërdrejtë punojnë me vaksinimin dhe praktikisht prej 11 marsit ne fillojmë edhe me rivaksinim të të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët e pranuan dozën e parë të vaksinës”, theksoi Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, lidhur me atë se çfarë do të jetë efikasiteti i vaksinave për llojet e reja të koronavirusit, tha se tani kompanitë po analizojnë dhe shohin dhe se nuk ka vërtetim me siguri se çfarë do të jetë efikasiteti i vaksinave për llojet e reja.

Ministri, në pyetjen e gazetarëve për atë të mos ndodhë të presim version të vaksinës që nuk do të jetë efikase për atë që parashihet, theksoi se bëhet fjalë për marrëveshjet e njejta, literalisht për prodhuesit e njejtë, siç tha, të gjithë të cilët deri më tani I përmenda, në kuadër të prodhimit të vet, për shkak se do të konfirmohet se duhet të ndërrohet platformë në të cilën bëhet vaksina, thjeshtë ato kompani do të jenë diçka më ndryshe nga të tanishmet.

Ministri I Shëndetësisë theksoi se ndaj disa gjërave, thjeshtë nuk kanë mundur dhe nuk mund të ndikojnë, ndërsa shkaku, siç tha, është shumë I qartë.

“Çdo kund në botë nuk ka mjaft vaksina, nuk arrijnë as me dinamikën e nevojshme as me atë të dësjhiruar nga ana e çdo vendi. Pasqyra do të jetë në mënyrë drastike më ndryshe në tremujorin e dytë, për shkak se dukshëm do të rriten edhe të gjitha kapacitetet prodhuese”, dekalroi Filipçe.

Ministri, rreth rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19 tha se për shkak të përmirësimit të kushteve të moti, masat nuk po respektohen.

“Fillimisht të them se vitin e kaluar në muajin dhjetor kur ndodhi vala e dytë e fuqishme, ajo I referohej një mutacioni të virusit, që ishte përfaqësuar në përqindje shumë të vogël të rasteve, që do të thotë se në një formë diç më agresive nga ajo që ishte deri më atëherë në vendin tonë, ndërkaq për here të parë e identifikuar nga fundi I verës dhe ndodhi vala e vjeshtës.
Kështu tani kemi stabilizim në periudhën e kaluar me numër relativisht të vogël të rasteve të reja nga 200-300 gjatë ditës, në mënyrë që tani sërish tël kemi rritje të rasteve të reja.
Konsideroj se kjo I referohet dy gjërave, jo vetëm pranisë së llojit britanik të virusit për të cilin tashmë ka edhe njohuri shkencore se është më lehtë transmetues, ndërkaq me vetë atë është e mundur që edhe forma e sëmundjes, edhe pse nuk është dëshmuar, të jetë më e rëndë, sepse është më virulent, megjithatë konsideroj se edhe me atë që moti është më I mire, nuk po respektohen edhe masat”, theksoi FIlipçe.

Të fundit