19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vaksinat në RMV: Jo këtë të premte, të mërkurën tjetër

“Paradhënia është kthyer, por vaksinat kineze do të mbërrijnë së shpejti”. Ky është lajmi i fundit rreth vaksinave që këtë fundjavë i hutoi përsëri qytetarët, shkruan BIRN, transmeton Portalb.mk.

Që nga 1 janari, jemi ngopur së dëgjuari premtime për dërgesa gjatë shkurtit nga Pfizer dhe Sinofarm të Kinës, ndërkohë që bëhej gjithnjë e më e qartë se vaksinat do të vonoheshin, qoftë për saktësim të kontratës me Pfizer ose na doli para Viti i ri kinez, por qeveri u pajtua të porosite vaksinën ruse Sputnik, ndonëse paraprakisht ishte relativisht e rezervuar, pavarësisht ofertës së hapur nga Rusia. Tollovia rreth negociatave të drejtpërdrejta me gjigandët farmaceutikë është pasojë e strategjisë së zgjedhur nga qeveria për t’u mbështetur plotësisht në mekanizmat e Kovacs dhe BE, nga të cilat priste rreth 1.6 milionë vaksina, gjë që deri tani ka dështuar.

Me optimizëm në janar

Rreth Vitit të Ri, Facebook dhe Twitter “u ngritën në këmbë”, media me këmbëngulje pyeste përse jemi prapa fqinjëve tanë në prokurim, ndërsa kundërshtarët politikë të qeverisë gëzoheshin që “Filipçe është lypsar për vaksina”, duke aluduar në marrëveshjen fillestare që Bullgaria të na dhurojë disa nga dozat e saj. Qeveria nuk kishte zgjedhje dhe reagoi menjëherë – dhe një ditë para Vitit të Ri, në ueb faqen e të qeverisë u shfaq një njoftim inkurajues

“Republika e Maqedonisë së Veriut do të merr dozën e parë të vaksinës Pfizer në shkurt. Një marrëveshje e drejtpërdrejtë me kompaninë u arrit këtë pasdite “.

Pesë ditë më vonë, më 4 janar, një tjetër komunikatë e qeverisë i ngriti shpresat.

“Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë 800,000 vaksina nga Pfizer. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, po zhvillon negociata të drejtpërdrejta me këtë prodhues, duke siguruar vaksina për tërë vitin 2021. Marrëveshja u përcaktua këtë mëngjes në një bisedë telefonike me Ministrin dhe përfaqësuesit e lartë të kompanisë”.

Vaksinimi kundër COVID-19 në RMV, foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti
Pastaj “ra” edhe premtimi që deri më 5 shkurt do të arrijnë saktë 5.850 doza të vaksinës Pfizer.

Në të njëjtën ditë, Kryeministri Zoran Zaev përmendi për herë të parë mundësinë që shpëtimi nga korona të kërkohet Lindjen e Largët deri këtu.

“Kemi paralajmërim për marrëveshje me Kinën për 200.000 vaksina”, tha Zaev më 4 janar.

Atëherë nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar se marrëveshja me Pfizer ishte përfunduar dhe se “pakot me vaksina sa nuk kanë ardhur”. Megjithatë, ndërkohë, mësuam se për ta pas më lehtë negocimin me kompanitë farmaceutike duhet të ndryshohet Ligji për prokurime publike.

Prandaj, më 16 janar, nga një deklaratë e ministrit Venko Filipçe mësuam që marrëveshja, megjithatë, nuk ishte nënshkruar. Në këtë deklaratë, ai ishte shumë i kujdesshëm dhe nuk fliste për doza të blera, por të rezervuara.

Por nuk e vuri në dyshim kohën se kur do të vijnë vaksinat – shkurti ende ishte datë fiks.

“Negociatat me Pfizer po shkojnë mirë, brenda një kohe të shkurtër do të përfundojmë kontratën dhe dozat janë të rezervuara për dinamikën siç është njoftuar nga Pfizer – e ato janë 5.850 doza në shkurt, më pas 17.500 në mars dhe prill”, tha ministri në intervistë për Sitel.

Ato ditë, mundësia për vaksine kineze u harrua, kurse ajo ruse ende ishte bauk.

Dhe kur skeptikët filluan të dyshojnë që negociatat me Pfizer nuk do të shkojnë a rrjedhshëm , Ministria e shëndetësisë dha shenja shprese për marrëveshje të shpejtë:

“Procesi i blerjes direkte, si dhe kontrata me prodhuesin e vaksinës Pfizer, është në fazat e përfundimit”, thuhej në deklaratën me shkrim nga Ministria e shëndetësisë për BIRN më 19 janar.

Në versionin e gjatë të kësaj deklarate, shkurti është akoma muaji kur do të shohim vaksinat e para Pfizer në Shkup.

Entuziazmi i njëjtë u lexua edhe në komunikatën e qeverisë një javë pas, më 27 janar.

“Ministria e shëndetësisë është në fazën e fundit të bisedimeve të drejtpërdrejta me Pfizer për të blerë 800.000 doza të dërgesave të njëpasnjëshme të sasive të rëna dakord në muajt vijues, nga të cilat ngarkesa e parë është në shkurt.”

Megjithatë, ato ditë, kah fundi i janarit, pranuam njoftim zyrtar për blerjen e 200.000 dozave nga Sinofarm kinez, me çka në një farë mënyre u konfirmuan dyshimet se marrëveshja me Pfizer nuk do të ekzekutohej aq shpejt që ishte paralajmëruar fillimisht.

Vaksinimi kundër COVID-19 në RMV, foto nga Anadolu Agency
Panik në shkurt

Kjo është arsyeja për të cilën deklaratat e Filipçe dhe Ministrisë së Shëndetësisë në shkurt ishin më të rezervuara dhe më të kujdesshme.

“Ministria i ka përfunduar veprimet procedurale në lidhje me marrëveshjen dhe tani po pret që Pfizer të specifikojë segmentet e marrëveshjes. Datë të saktë se kur do të arrijë dërgesa e parë e vaksinës nuk ka ende”, thuhet në përgjigjen e dërguar deri te BIRN më 3 shkurt.

Ne e harruam agoninë e vogël rreth prokurimit kur më 6 shkurt, Filipçe nënshkroi kontratë me kompaninë farmaceutike kineze. Atëherë nuk morëm datë të saktë se kur do të mbërrijnë vaksinat kineze, por afati në fund të shkurtit sërish ishte në lojë.

Sipas Kryeministrit Zaev, vaksina Sinofarm duhej të mbërrij para Vitin të Ri kinez.

“Deri në fund të këtij muaji (shkurt v.j.), vaksina do të arrijë në vendin tonë”, konfirmoi kryeministri më 12 shkurt.

Në atë moment, veç më kishim lajm të ri rreth vaksinës nga Pfizer, që nuk tingëllonte shumë optimiste.

Më 11 shkurt, Filipçe tha që drafti i kontratës duhet të mbërrinte gjatë ditëve në vijim, por deklarata e tij dukej si diçka që mund të karakterizonte përgatitjen publike për vaksinat që, megjithatë, ajo mund të mos mbërrijë në shkurt.

“Çdo bashkëbisedues thekson se me të vërtetë janë nën presion shumë të madh, se me të vërtetë ka shumë presion nga të gjitha vendet, se ka shumë presion mbi të gjitha marrëveshjet që janë me obligime ndaj shteteve”, tha ministri.

Vaksinimi kundër COVID-19 në RMV, foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti
Shpresa u humb përfundimisht me deklaratën e ministrit më 21 shkurt, kur ai për të satën herë, e përsëriti se marrëveshja me Pfizer ishte “duke u pritur”.

“Çdo ditë po u përgjigjemi disa pyetjeve shtesë. Është e kuptueshme pse kompanitë duan të mbrojnë veten e tyre në drejtim të sigurisë, në drejtim të sigurimit që sasia duhet të dedikohet ekskluzivisht për shtetin.”

Në paraqitjet e ministri Filipçe kurrë nuk mundej të ndjehet panik, por paniku u vërejt në dy deklaratat kontradiktore të bëra nga Zaev në lidhje me vaksinën ruse. Kryeministri së pari, më 19 shkurt, shpjegoi se vaksina ruse nuk ishte e nevojshme, se ata kishin marrë sasi të mjaftueshme nga prodhuesit e tjerë dhe dy ditë më vonë, më 21, ai ndryshoi mendim.

“Kam dhënë instruksion të porositen 100.000 doza të vaksinave”, tha Zaev.

Pasi u bë e qartë në shkurt se vaksinat e reja nuk do të arrijnë, Filipçe të premten ishte më i kujdesshmi për sa i përket realizimit të kontratave me të tre prodhuesit.

Tha që jemi në “ditët e fundit kur po përmbyllen disa çështje në marrëveshje”.

“Këtë e them me rezervë, sepse sa herë dilte se ata kishin disa pyetje shtesë që duhet të përgjigjen,” tha ministri të Premten, plot dy muaj pas optimizmit fillestar se “në shkurt po marrim dozën e parë të vaksinës Pfizer”.

Të fundit