Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e kongresit të dytë të Lëvizjes BESA sot u bë riorganizimi i degës së Çairit.
Si rrjedhojë, siç njoftojnë nga partia Besa, kryetar i degës është zgjedhur Valon Bela.
Të pranishëm në kuvendin zgjedhor të degës së Çairit ishin edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Arjanit Hoxha dhe kryetari, Bilall Kasami, transmeton TV21.