Varheji: Vendimi për startin e bisedimeve në javët e ardhshme – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Varheji: Vendimi për startin e bisedimeve në javët e ardhshme

Komisioni Evropian qëndron fuqimisht në rekomandimet e tij për hapje të bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe shpresoj se vendet-anëtare dhe Shqipëria do të arrijnë vendim pozitiv në javët në vijim, porositi eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji pas publikimit të raporteve për progresin e dy vendeve.

“Pas miratimit të metodologjisë së rishqyrtuar në shkurt, sot i prezantojmë raportet tona të azhurnuara për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë përforcuar punën e tyre dhe kanë dhënë rezultatet të prekshme të qëndrueshme në sferat kyçe të vërtetuara në konkluzionet e Këshillit nga qershori i vitit 2018”, theksoi Varheji dhe potencoi se sipas KE-së janë plotësuar kriteret për fillim të negociatave aderuese.

Raportet e publikuara sot e përshëndesin progresin në dy vendet. Për Maqedoninë e Veriut, KE-ja konsideron se vendi ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për përforcimin e pavarësisë së gjyqësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe ka realizuar progres në reformën e shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike. MIA.mb/

Related posts

Raporti mes varësisë nga rrjetet sociale dhe ankthit social

Televizioni Koha

Zhelina përfiton rreth 750 mijë euro për 5 projekte madhore, memorandumi nënshkruhet nga kreu i saj, Sejdiu

Televizioni Koha

ASh-AAA: RMV-ja vend i pasigurt

Televizioni Koha

Leave a Comment