29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Varhelyi: Të shpejtohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

“Që ta ruajë besueshmërinë, Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është e nevojshme që ky proces të jetë më dinamik”.

Këtë e tha komesari evropian për zgjerim Oliver Varhelyi, në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg.
Ai theksoi se me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen negoociatat, pas të dy vendet i kanë plotësuar kushtet që u janë vendosur.

“Gjatë kohës së përgatitjeve të gjata dhe procesit negociues, do të na duhet kontroll politik më i fuqishëm, me pjesëmarrje maksimale të shteteve anëtare. Në të kundërtën rrezikojmë forcimin e qendrave që mund t’i sjellin dëm procesit negociues”, tha Varhelyi.

Sipas tij, zgjerimi në Ballkanin Perëndimor mund të jetë i suksesshëm, vetëm nëse BE i përmbush premtimet që i ka dhënë./Telegrafi/

Të fundit