Vazhdohet periudha e qëndrimit të të huajve – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Vazhdohet periudha e qëndrimit të të huajve

Është sjellë Dekret i ri me fuqi ligji për zbatim të Ligjit për të huaj gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe për periudhën pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Rregullorja e cila u bë e ditur paraqet plotësim të Dekretit me fuqi ligji të sjellë më 20.03.2020 dhe me të vazhdohet periudha e qëndrimit të të huajve të cilëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, iu ka skaduar qëndrimi afatshkurtër ose viza për qëndrim afatshkurt.

Nga MPB-ja informojnë se periudha e qëndrimit vazhdohet, si për kohëzgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, deri më 31 gusht të vitit 2020.

“Gjithashtu, vazhdohet afati i vlefshmërisë së lejeve për qëndrim të përkohshëm dhe të lejeve për qëndrim të përhershëm, afati i të cilave ka kaluar ose kalon gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Edhe në këtë rast, afati i lejeve për qëndrim vazhdohet edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, deri më 31 gusht të vitit 2020. Dekretin e keni në dispozicion në kumtesë” qëndron në kumtesën e sotme të MPB-së.

Duke e pasur parasysh se në muajt e ardhshëm pritet normalizim gradual i gjendjeve, hapja e vendkalimeve kufitare dhe kthimi në funksion i të gjitha llojeve të komunikacionit, nga MPB iu sugjerojnë të huajve që ta ndjekin zhvillimin e situatës dhe nëse krijohen kushte për udhëtim në këtë periudhë, të fillojnë me veprimet për rregullimin e qëndrimit, sipas dispozitave të Ligjit për të huaj. fc/

Related posts

Rast i ri, shpërthen bombola e gazit në Novo Lisiçe, shkakton zjarr në një ndërtesë

Televizioni Koha

Tateshi: Kërkojmë përgjegjësi morale dhe institucionale nga ministri Filipçe

Televizioni Koha

Ekskluzive: Në 4 vjetorin e vdekjes së Almirit, Apeli ia ka ulur dënimin Boban Iliqit prej 6 në 4 vjet burg

Televizioni Koha

Leave a Comment