14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdojnë aksionet për grumbullimin e mbeturinave të hedhura në malin Sharr

Edhe gjatë muajit qershorit do të vazhdojnë aksionet e organizuara nga Parku nacional Mali Sharr në  bashkëpunim me klubet e aplinizmit për grumbullimin sa më të madh të mbetjeve të hedhura.

Një aksion i tillë do të realizohet edhe këtë fundjavë, më 3 qershor klubet alpinistike nga rajoni i Tetovës do të organizojnë aktivitete të përbashkëta në Liqenin e Bogovinës, ndërsa më 4 qershor klubet nga rajoni i Gostivarit do të punojnë edhe në vende tjera.

“Një mal pa mbeturina është diçka që kemi rënë dakord me klubet e alpinizmit, me Federatën e Sporteve Alpinistike. Deri më tani kishim disa ditë aksione të kryera në të gjithë Sharrin. I realizuam me sukses, na u bashkuan edhe institucione të tjera, si Universiteti i Tetovës, shkollat, shoqatat. I bëjmë apel çdo vizitori që vjen në Sharr të mos lërë mbeturina pas, apo në vendet për piknik dhe livadhet ku do të qëndrojë në Sharr. Natyrisht në të gjithë Sharrin ka mbeturina të shpërndara në rajone, ndërsa problem i madh janë edhe vendbanimet, fshatrat ku mbeturinat nuk grumbullohen. Në shtigjet e ecjes dhe në vendet për piknik, qytetarët dhe alpinistët mbledhin mbeturina, nuk i lënë pas, problem më serioz janë mbeturinat e ngurta në disa lokacione, tha Ibrahim Dehari, drejtor i Parkut Nacional Mali Sharr.

Nga institucioni publik NP Mali Sharr paralajmëruan se në pikat më të vizituara të piknikëve punonjësit e tyre do të vendosin tabela që ndalojnë hedhjen e mbeturinave.

Të fundit