28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdojnë aktivitetet për më shumë rend në komunikacion

Dje  nga ora 07:00 deri në ora 12:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrollues të kamionëve, në të cilë janë konstatuar dhe sanksionuar 4 automjete  me defekte në pajisjet e frenimit, 2  me defekte në pajisje tjera, 1 me mbingarkesë dhe 3  mangësi të tjera teknike. Gjashtë nga automjetet e sanksionuara janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi, ndërsa 7 drejtuesve të tjerë u janë përgadituar urdhërpagesa adekuate për kundërvajtje për shkelje të ndryshme në trafik. Gjithashtu, dje nga ora 11 deri në orën 15 është kryer aksion-kontrollues i mjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, gjatë të cilit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 2 kundërvajtje . Një automjet kishte defekte në pajisjet e ndriçimit, ndërsa njërit i mungonin pajisjet e nevojshme. Për dy vozitës janë përgatitur parashtresat në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Gjithashtu, 4 drejtues mjetesh janë sanksionuar për drejtimin e mjeteve pa dokumentet e nevojshme, vepër e dënueshme sipas nenit 284-a të Kodit Penal, si dhe 5 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore./Tv Koha/

 

 

Të fundit