24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

VAZHDOJNË PËRPLASJET MES LSDM-SË DHE VMRO-DPMNE-SË, PASI XHAFERI E HODHI POSHTË NISMËN PËR REFERENDUM

Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pasi dje kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi hodhi poshtë nismën për referendum mbi shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, pasi e njëjta u vlerësua si anti-kushtetuese. Nga VMRO-DPMNE thonë se nisma është plotësisht ligjor.

“U vërtetua se LSDM-ja antimaqedonase ka fluks konfrontimi me popullin. U vërtetua se së bashku me Talat Xhaferin do të bëjnë gjithçka për të shmangur referendumin në të cilin populli do të thotë se çfarë mendon për marrëveshjen e dëmshme me Bullgarinë.Referendumi për anulimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Referendum, dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën. Kjo pyetje e referendumit nuk e ndryshon Marrëveshjen, përkundrazi, Ligji i Ratifikimit që e shpall atë të vlefshëm është i kontestuar.

Nga LSDM-ja thonë se nisma për referendum është mashtrim i Mickoskit për të shpëtuar karrigen e tij në parti.

“Hristijan Mickoski me qëllim parashtroi një iniciativë për referendum e cila është jokushtetuese, duke e ditur vetë se referendumi i tij është i destinuar të dështojë për shkak të mbështetjes së dobët të qytetarëve. Kushtetuta si akti më i lartë juridik është i qartë: Neni 118 përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Marrëveshja e fqinjësisë së mirë është marrëveshje ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës, efekti juridik i saj nuk mund të ndryshohet me ligj, siç e imagjinon Mickoski.news33.tv/

Të fundit