Lajmi i Ditës Maqedoni

Vazhdon gjykimi për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë

(MIA) – Në Gjykatën themelore penale në Shkup për sot u caktua seancë e re gjyqësore për gjykimin për fatkeqësinë e autobusit, që ka ndodhur më 13 shkurt te fshati Llaskarcë, ku jetën e kanë humbur 16 persona, ndërsa 37 janë lënduar rëndë.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe po dëgjohen dëshmitarët.

Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Për fatkeqësinë e autobusit akuzohen gjashtë persona. Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjës për transportin, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski ngarkohen për vepra të kryera penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronën në komunikacion, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. bsh/

Related posts

MSH-Maqedoni: Mbani distancë prej dy metrash në markete

Televizioni Koha

Qeveria i shton masat: Mbyll qendrën e skijimit në Mavrovë dhe kalimet kufitare me Shqipërinë

Televizioni Koha

Spasovski: Me ligj konfirmohet rëndësia e pasaportave, Qeveria nuk mund ta ndryshojë tekstin e ligjit

Televizioni Koha

Leave a Comment