23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon kaosi me dokumentet personale, opozita kritikon MPB-në

Disa me terminë e disa në mëshirë të fatit. Kjo është fotografia që përsëritet çdo ditë nëpër sportelet e administratës së policisë për dhënie të dokumenteve personale. Për shkak të temperaturave të larta, turma e qytetarëve nga dera kryesore është spostuar brenda korridoreve të Sektorit për Punë të Brendshme. Koalicioni ASH-AAA reagoi sërish për kaosin e shkaktuar në MPB. Sipas tyre terminët për letërnjoftime janë pezulluar, pasi ka mungesë të ekzemplarëve në gjuhen maqedonase dhe shqipe.

Sipas Informacioneve që kemi ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët e Alternativa nga kontaktet direkte me bashkatdhetarët tanë problem paraqitet për ata shtetas që kanë dokumente të skaduara dhe për pasojë nuk mund të udhëtojnë për pushime në vendlindje. Përgjigjet që i marrin nga përfaqësitë diplomatike është se nuk ka fletë udhëtime dhe nuk munden të udhëtojnë duke pritur më shumë se dy javë, kur e dimë që ata dy javë i kanë të gjithë kohën e pushimit për të ardhur në vendlindje – tha Shefik Duraku, Koalicioni ASH-AAA.

Nga Ministria e Brendshme thonë se situata është nën kontroll dhe se kanë shtuar kapacitet për të evituar pritjet e gjata. Demantojnë pohimet e partive opozitare se ka ndërprerje të terminëve për dokumentet personale, duke thënë se ka ekzemplarë të mjaftueshëm dhe terminët janë të hapura.

Dokumente personale, të udhëtimit dhe të qarkullimit ka mjaftueshëm për dy vitet e ardhshme. Gjithashtu procesi i përcaktimit të terminëve rrjedh normalisht pa pasur ndonjë ndërprerje dhe se qytetarët mund të vazhdojnë të paraqiten për marrjen e letërnjoftimeve, pasaportave dhe patentë shoferëve. Ekzemplarët me emrin e ri kushtetues janë të disponueshme edhe në dy gjuhët zyrtare – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas opozitës shqiptare problemi me mungesën e dokumenteve do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në rezultatin e regjistrimit të popullsisë ngaqë punëtorët sezonal me dokumente pa afat do tu kaloj më shumë se 1 vit jashtë shtetit dhe në mënyrë automatike do të listohen si jo rezidentë në evidencën e Entit të Statistikave.

Adnan Qaili

Të fundit