20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon kërkimi pas maqedonasit të zhdukur në Halkidhiki

Nga ajri, toka dhe në ujë mëngjesin e sotëm vazhdon kërkimi pas shtetasit të tretë maqedonas të zhdukur në krahun e parë në Halkidhiki, ndërsa sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, në aksionin e shpëtimit të rojes bregdetare të Greqisë janë përfshirë tre anije patrullimi, automjete dhe një aeroplan.

Aksioni i shpëtimit la filluar të shtunën pasdite, ka zgjatur në ditët e kaluara dhe vazhdon edhe mëngjesit e sotëm, ndërsa përveç rojes bregdetare në kërkim marrin pjesë edhe ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët.

Sipas mediave greke, ekipet e shpëtimit pritet të përdorin edhe dron nënujor.

Nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme mbrëmë kumtoi se në orët e mbrëmjes në Greqisë kanë arritur edhe nëna e të zhdukurit M.J. dhe është pritur nga Konsulli i përgjithshëm në Selanik, i cili vazhdon të komunikojë nga afër me autoritetet kompetente greke dhe është në dispozicion për çdo asistencë të nevojshme.

Sipas informacioneve të MIA-s, shtetasit e shpëtuar maqedonas janë në gjendje të mirë shëndetësore, 25 vjeçari Vasil dje është lëshuar nga spitali në Halkidhiki, ndërsa 30 vjeçari Ivan është hospitalizuar në Selanik.

Aksioni i shpëtimit dhe kërkimi kanë filluar të shtunën në orët e pasdites, kur dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë hyrë në det në plazhin Miti në Posidi në krahun e parë të Halkidhikisë, ndërsa për shkak të motit të keq janë gjendur në një situatë të vështirë dhe larg bregut.

Një pjesë e të pranishmëve në plazh kanë vërejtur se kanë munguar dhe menjëherë e kanë informuar rojën bregdetare, pas së cilës ka filluar aksioni.

Njëri nga tre miqtë, 25 vjeçari Vasil, është shpëtuar të shtunën pas rreth dy orëve të kaluara në ujë, ndërsa të dielën, pas rreth 19 orëve në det është gjetur edhe Ivani 30-vjeçar.

Të fundit