29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vdekja 20-vjaçarit, SPB-Tetovë ndalon gjashtë persona

Dje në Klinikën e Spitalit të Tetovë është sjell pa shenja jete një 20-vjeçar, për të cilin rast policia nga SPB-Tetovë ka ndaluar gjashtë persona.

“Dje (01 mars) në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë 20-vjeçari A.A. nga Tearca e Tetovës.

Në një parking para një ndërtese banimi, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ku sipas raportit është gjetur pa shenja jete i ndjeri A.A., ndërsa inspektim kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë.

Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është kryer autopsia.

Lidhur me këtë rast në ora 18:10 në rrugën e ,”Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat L.D.(23), J.S.(24), A.O.(25), A.O.(35) dhe P.A.(71), të gjithë nga Tetova nën dyshimin për përfshirje në “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimit të përdorimit të narkotikëve.

Gjithashtu mbrëmë (02-mars) në ora 01:10, në rrugën “113”, lidhur me rastin është privuar nga liria edhe B.H.(19) nga Tetova.

Të gjithë personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Të fundit