29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“VDEKJA E REXHAILIT NA RIKUJTON EDHE NJËHERË FALIMENTIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS”, SELA REAGON PËR NDARJEN NGA JETA TË TË DËNUARIT PËR RASTIN “ALFA”

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Rexhail Qerimit, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”. Sela thotë se Rexhail Qerimit tashmë është martir i drejtësisë, ndërkaq shton se vdekja e tij rikujton falimentimin e shtetit të së drejtës.

“Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, shkruan mes tjerash Sela.

Të fundit