21/05/2022
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vdes edhe një këmbësor pasi goditet nga vetura!

Këmbësori i cili u godit nga një veturë mbrëmë në Kavadar, ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Aksidnti ka ndodhur mbrëmë, në ora 20:55 në Stacionin Policor në Kavadar, në udhëkryqin “Nikolla Minçev” dhe bulevardin “Maqedonia” në Kavadar.

“Vetura “tojota” me targa të Veleshtës, me shofer R.J.(21) nga Kavadari ka goditur P.Ç.(83) nga Kavadar. Në aksident lëndime të rënda ka marrë P.Ç i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar, kurse më vonë edhe në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku në ora 00:05 ka ndërruar jetë”, njoftuan nga MPB.

Është kryer ekspertizë, kurse me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Të fundit