29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vdes Musa Stavileci në Stamboll

 

Profesori i njohur i ndërtimtarisë, Musa Stavileci, ka ndërruar jetë sot në Stamboll.

Lajmin e kë bërë të ditur nipi i tij, Blerand Stavileci, që tha se axha i tij ishte një njeri i jashtëzakonshëm, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe dashamirët se mbrëmë, më datën 20 maj 2020, në Stamboll, ka ndërruar jetë familjari ynë i dashur, Musa Stavileci.

Përveç familjar i devotshëm, ai ishte edhe profesor shembullor, puna dhe veprat e të cilit lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të universiteteve ku ai ligjëroi.

Afërsia dhe kujdesi i Axhës Musë ishin aq të jashtëzakonshme, saqë ai ishte i vetmi njeri që më datën 2 të çdo muaji vijues më uronte në mënyrë të veçantë për lindjen e djalit tim. Ai kishte shumë vlera e virtyte njerëzore, por posaçërisht këtë s’do ta harrojmë kurrë, as unë, as Liami. Shpresoj që stërnipi i tij të trashëgojë këto vlera e virtyte të pavdekshme.

Me dhembje e respekt, qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Të fundit